Privacy Policy

  1. COOKIES

 

Kjo faqe interneti përdor cookies, të cilat janë pjesë të vogla informacioni që janë lëshuar në kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera që aksesojnë internetin, kur ju vizitoni faqen. Cookies janë ruajtur në shfletuesin tuaj dhe në memorjen e kompjuterit/pajisjes suaj dhe janë përdorur për t’ju dalluar ju nga vizitorët e tjerë të faqes.
Ju mund të refuzoni t’i përdorni cookies duke zgjedhur parametrat e duhura në shfletuesin tuaj të internetit, megjithatë duke vepruar kështu, mund të mos keni akses të përdorni funksionalitetet e plota të faqes sonë.

  1. TË DHËNAT E MBLEDHURA

 

https://edenbreeze.al/ nuk i transmeton të dhënat personale të klientëve apo personelit
te vet palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi i tyre shprehimisht për një gjë të tillë.
Njësoj si shumica e faqeve të internetit, kjo faqe automatikisht ruan informacione të caktuara në lidhje me çdo kërkesë të bërë prej saj (shih më poshtë për më shumë detaje). Ky informacion është përdorur për administrimin e sistemit, për gjurmimin e gabimeve, si dhe për prodhimin e statistikave të përdorimit. Ne mund të mbledhim dhe të përpunojmë të dhënat e mëposhtme rreth jush:
· Informacioni që ju jepni duke plotësuar format e ofruara në këtë faqe interneti janë për një qëllim të veçantë. Duke plotësuar këtë informacion ju e lejoni https://edenbreeze.al/për mbajtjen dhe përdorimin e këtij informacioni për qëllimet për të cilat është siguruar.
· Nëse ju na kontaktoni, ne mund të mbajmë një kopje regjistrimi të asaj korrespondence.

III.  TË DHËNAT E AKSESIMIT

 

Informacioni i mëposhtëm është mbledhur automatikisht për çdo kërkesë:
1. Emri ose adresa e rrjetit të kompjuterit që bën kërkesën. Vini re se në disa (por jo të gjitha) rrethana
mund të jetë e mundur të identifikohet nga kjo identiteti i personit që bën kërkesën. Vini re gjithashtu se të dhënat e regjistruara mund të jenë ato të një faqe interneti të përfaqësuar dhe jo të dhënat origjinale të klientit
2. Emrin e përdoruesit, kur dihet gjatë aksesimit autentik (Log In) në këtë faqe interneti
3. Data dhe koha e lidhjes
4. Kërkesë HTTP, e cila përmban identifikimin e dokumentit të kërkuar
5. Kodi status i kërkesës (suksesi ose dështimi, etj)
6. Numri i të dhënave dërguar në përgjigje
7. Përmbajtja e kokës së referuesit HTTP e ofruar nga shfletuesi
8. Përmbajtja e kokës User-Agent HTTP e ofruar nga shfletuesi
Regjistrimi i të dhënave shtesë mund të jetë i aktivizuar përkohësisht nga koha në kohë për qëllime
të veçanta.
Përveç kësaj, kompjuterat në të cilat faqja e internetit është hostuar mbajnë regjistrime të
përpjekjeve (të autorizuara dhe të paautorizuara), për t’i përdorur ato për qëllime të tjera përveç
atij për aksesim në serverin e internetit.
Këto të dhëna zakonisht përfshijnë:
1. datën dhe kohën e përpjekjeve,
2. shërbimin për të cilin u mundësua aksesi,
3. emrin ose adresën e rrjetit të kompjuterit që bën lidhjen,
4. dhe mund të përfshijë detaje të asaj që është bërë ose është tentuar të bëhet.

  1. DHËNIA E INFORMACIONEVE SHPJEGUESE DHE PËRDORIMET E INFORMATAVE            

         PERSONALE

https://edenbreeze.al/, është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, https://edenbreeze.al/ kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Ne e përdorim informacionin e mbajtur rreth jush në mënyrat e mëposhtme:
1. për tu siguruar që përmbajtja nga faqja jonë e internetit është paraqitur në mënyrën më efektive për ju dhe për kompjuterin tuaj duke mbledhur informacion total për përdoruesit tanë duke e përdorur atë për të analizuar efektivitetin dhe popullaritetin e kësaj faqe interneti
2. për t’ju lejuar ju të merrni pjesë në karakteristikat interaktive të shërbimit tonë, kur ju vendosni ta bëni këtë
3. ne mund t’jua zbulojmë informacionin tuaj personal palëve të treta në rrethanat e mëposhtme:
4. në qoftë se ne kemi marrë miratimin tuaj për ta bërë këtë
5. kur ne na kërkohet ose jemi autorizuar nga ligji, urdhër gjykate, rregullator ose autoritet qeveritar për të zbuluar të dhënat tuaja personale
6. nëse kërkohet për të mbrojtur të drejtat e pronës, apo sigurinë e https://edenbreeze.al/, anëtarëve të tij apo të tjerëve.

  1. LIDHJET ME FAQET E TJERA

 

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

  1. NDRYSHIMET MBI MBROJTJEN E TE DHENAVE PERSONALE

Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së shoqërise https://edenbreeze.al/.

VII. ANKESA APO PYETJE


https://edenbreeze.al/ përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne  mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona.
Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e https://edenbreeze.al/. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e-mailit ________________ ose në adresën ___________________________, Tiranë, Shqipëri.

VIII. E DREJTA PER TU ANKUAR

 

Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

  1. OBJEKTI POLITIKAVE TE PRIVATESISE

 

Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

 

  1. PERDORIMI I TE DHENAVE PERSONALE

 

Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët, ankuesit apo çdo subjekt të interesuar, për qëllime historike, shkencore ose statistikore, për ndjekjen dhe përfundimin e procedurave të punësimit, të rregulluara nga legjislacioni përkatës etj, duke siguruar se ato nuk përpunohen për të marrë masa apo vendime kundër një individi, si dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar. https://edenbreeze.al/ kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

XI. SIGURIA

https://edenbreeze.al/ siguron çdo përdorues që të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i sigurohen me sistemin më të lartë të sigurisë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e perdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

XI. PARIMET DHE MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE

 

  1. Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në parimet e:
    a. përpunimit në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
    b. grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
    c. mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
    d. mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar
    e. saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur.
  2. Ne, si kontrollues të të dhënave personale, marrim masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.
    https://edenbreeze.al/, si kontrollues i të dhënave personale merr gjithashtu këto masa të veçanta sigurie:
  • Përcakton funksionet ndërmjet njësive organizative dhe operatorëve për përdorimin e të dhënave;
  • Përdorimi i të dhënave bëhet me urdhër të njësive organizative ose të operatorëve të autorizuar;
  • Udhëzon operatorët, pa përjashtim, për detyrimet që kanë, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloret e brendshme për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë edhe rregulloret për sigurinë e të dhënave;
  • Ndalon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e kontrolluesit ose përpunuesit të të dhënave.
  • Aksesi në të dhënat dhe programet, bëhet vetëm nga personat e autorizuar, ndalon hyrjen në mjetet e arkivimit dhe përdorimin e tyre nga persona të paautorizuar;
  • Vënia në punë e pajisjeve të përpunimit të të dhënave bëhet vetëm nga personi i autorizuar dhe çdo mjet sigurohet me masa parandaluese ndaj vënies së pautorizuar në punë;
  • Regjistron dhe dokumenton modifikimet, korrigjimet, fshirjet, transmetimet, përditësimet, etj.
  • Sa herë që punonjësit e https://edenbreeze.al/largohen nga vendi i tyre i punës, ata duhet të mbyllin kompjuterat e tyre, dollapët, kasafortat dhe zyrën, në të cilat janë ruajtur të dhënat personale;
  • Nuk duhet të largohen nga mjediset e punës kur ka të dhëna të mbrojtura në tavolinë, dhe ndodhet në prani të personave të cilët nuk janë të punësuar nga ana e https://edenbreeze.al/;
  • Nuk mbajnë në monitor të dhëna personale, kur është i pranishëm një person i pautorizuar dhe sidomos në vende jo publike;
  • Nuk nxjerrin jashtë zyrës, në asnjë rast, kompjutera, laptop, flesh apo pajisje të tjera që përmbajnë të dhëna personale dhe nuk duhet ti lënë ato në vende të pasigurta, pa u siguruar për fshirjen apo shkatërrimin e të dhënave;
  • Të dhënat të mbrohen duke verifikuar identitetin e përdoruesit dhe duke i lejuar akses vetëm individëve të autorizuar.
  • Udhëzimet për përdorimin e kompjuterit, duhet të ruhen në mënyrë të tillë që ato të mos jenë të aksesueshme nga persona të paautorizuar;
  • Kryejnë vazhdimisht procedurën e hyrjes dhe daljes duke përdorur fjalëkalime personale në fillim dhe në mbarim të aksesit të tyre në të dhënat e mbrojtura, të ruajtura në bazat e të dhënave të https://edenbreeze.al/
  • Njohja dhe regjistrimi i operatorëve terminalistë dhe i përdoruesve kryhet me përdorimin e fjalëkalimeve për hyrjen në bankën e të dhënave. Fjalëkalimet cilësohen sekrete dhe janë vetjake;
  • Në dokumente që përmbajnë të dhëna të mbrojtura, duhet të sigurojnë shkatërrimin e materialeve ndihmëse, (p.sh. provat apo shkresat, matricat, llogaritjet, diagrame dhe skica) të përdorura ose të prodhuara për krijimin e dokumentit;
  • Të dhënat e dokumentuara nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit.
  • Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim te ndryshëm nga e drejta për të hedhur të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale.
  • Ruajnë dokumentacionin e të dhënave për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin, për të cilin është grumbulluar.
  • Niveli i sigurisë duhet të jetë i përshtatshëm me natyrën e përpunimit të të dhënave personale.
  • Respektojnë aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që përcaktojnë se si duhet të përdoren të dhënat personale.

Mbrojtja e të dhënave personale realizohet përveç të tjerave, edhe me marrjen e masave të sigurisë, si më poshtë:

  1. Nëpërmjet instalimit dhe përditësimit automatik te sistemit antivirus dhe sistemit firewall, i cili menaxhohet nëpërmjet sistemit të serverave dhe pajisjeve network.
  2. Përditësimit të sistemit operativ dhe rinovimit (update) të softwareve kompjuterike.
  3. Lejimin e aksesit të stafit vetëm në ato materiale që i duhen për të kryer detyrën;
  4. Përdorimin e fjalëkalimeve;
  5. Specifikimi i procedurave të rikrijimit te sistemit (backup), në rast dëmtimi.

Ambientet, në të cilat do të përpunohen të dhënat personale duhet të mbrohen nga masa organizative, fizike dhe teknike që të parandalojnë aksesin e personave të paautorizuar në mjediset dhe aparaturat me të cilat do të përpunohen të dhënat personale. Zbatimi i masave të sigurimit duhet të bëhet në përputhje me nivelin e sigurisë së të dhënave dhe informacionit të administruar, si dhe treguesit e nivelit të rrezikut që mund të vijë nga ekspozimi i paautorizuar i informacionit të ruajtur.

Në ambientet ku përpunohen të dhëna personale zbatohen këto masa sigurie:

  • Ndalohet hyrja e personave të paautorizuar.
  • Personat që futen në këto ambjete duhet të pajisen me autorizimin përkatës nga titullari.
  • Sigurohet mbikqyrje e vazhdueshme, ditën dhe natën me roje fizike.
  • Sigurohet mbikëqyrje e korridoreve me sisteme video – vëzhgimi (CCTV).

 

Në ambientet ku përpunohen të dhëna të mbrojtura (personale) lejohet të qëndrojnë:

  1. Punonjësit e institucionit, vetëm nëse ata janë të punësuar në këtë ambient ose nëse prania e tyre është thelbësore për kryerjen e detyrave të punës.
  2. Personeli i mirëmbajtjes së sistemit apo pajisjeve të telekomunikacionit lejohet të futet në këto ambiente, vetëm me lejë nga titullari i institucionit.

Pajisjet elektronike për përpunimin e të dhënave dhe informacioneve në strukturat e https://edenbreeze.al/ përdoren vetëm për kryerjen e detyrave të përcaktuara në rregullore. Këto pajisje përdoren vetëm nga punonjës të https://edenbreeze.al/ , të trajnuar më parë për përdorimin e tyre. Trajnimi i personelit që merret me përpunimin automatik të të dhënave bëhet nga Sektori i Teknologjisë së Informacionit. Për çdo gabim apo defekt në sistemet/databaset e institucionit, njoftohet administratori i sistemit, i cili mbi bazën e kërkesës bën rregullimin përkatës.

Kur një program i destinuar për trajtimin e të dhënave personale është krijuar me iniciativën e një punonjësi të jashtëm apo të një subjekti kontraktues, i cili nuk është i përfshirë në zhvillimin e organizimit dhe të planifikimit të programeve, para se të përfshihet në përdorimin e programit duhet të jetë miratuar nga Administratori. Pas miratimit, kryet instalimi e tij në pajisjet elektronike.
Për secilin program Sektori i Teknologjisë së Informacionit mund të përcaktojë:

  1. Kush mund ta fshijë, kopjojë ose ta ndryshojë atë;
  2. Ku duhet të ruhet kopja e programit dhe kush është përgjegjës për mbajtjen e tij të përditësuar.

Për më tepër, lidhur me masat e sigurisë të të dhënave personale në https://edenbreeze.al/, mund të lexoni Rregulloren “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, të shoqerise, publikuar në faqen zyrtare të internetit https://edenbreeze.al/, në rubrikën “Politikat e privatësisë”.

 

XII. AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

 

https://edenbreeze.al/, si kontrollues i të dhënave personale, përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë klientëve dhe punemarresve te tij akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale:

  • Do t’ju japim një përshkrim të tyre;
  • Do t’ju bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
  • Do t’ju tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
  • Do t’ju japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
  • Do t’ju informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Për të bërë një kërkesë pranë https://edenbreeze.al/, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një herë, Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.

XIII.  VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

https://edenbreeze.al/ disponon faqen zyrtare të institucionit, https://edenbreeze.al/ . Me anë të faqes zyrtare, https://edenbreeze.al/ , si kontrollues i të dhënave personale, transmeton dhe mbledh informacione. Për vizitorët në faqen tonë të internetit https://edenbreeze.al / sistemi mbledh informacione standard, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre online, klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i lehtë për t’u përdorur, i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë.

 

XIV.  KOMISIONERI PER MBROJTJEN E TE DHENAVE PERSONALE

 

Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave gjendet ne adresen Rruga “A. Toptani”, Kati II-të dhe ka si faqe elektronike adresen http://www.idp.al Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
Politikat e provatësisë duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje.

https://edenbreeze.al/ rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këto politika në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.